Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar së fundmi një vizitë në Bosnje – Hercegovinë, gjatë së cilës ka zhvilluar takime me përfaqësues zyrtarë të shtetit, por edhe ka marrë pjesë në një takim me intelektualë në Sarajevë quajtur “Rrethi 99”. Në fjalën e mbajtur, Kurti ka hedhur akuza të ashpra ndaj Serbisë, duke e cilësuar si shtetin më kitch në Europë, që tentoi luftë fetare në Banjska dhe që drejtohet nga një lidership i lidhur me krimet dhe genocidin.

Ai ka hedhur poshtë nocionin e Asocacionit të Komunave me shumicë serbe, për shkak se parimet demokratike mbi të cilat ngrihet dhe funksionon shteti i Kosovës garanton të gjitha të drejtat e njeriut. Kurti më tej ka deklaruar se aktualisht serbët e Veriut të Kosovës gëzojnë të drejta dhe liri më të mëdha se asnjëherë tjetër sepse vendi është pastruar nga paramilitarët e Beogradit.

Rreth vizitës ka patur një reagim zyrtar nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Djuric, sipas të cilit pritja zyrtare që iu bë Kurtit nag dy anëtarë të presidencës boshnjake, Denis Becirovic dhe Zeljko Komsic, shkon kundër parimeve të fqinjësisë së mirë dhe respektit reciprok mes Serbisë dhe Bosnjes dhe ka gërryer bazat e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Vendimi bie në kundërshtim me përbërjen e brendshme të Bosnje-Hercegovinës…Në ndryshim nga Serbia që asnjëherë nuk e ka vënë në diskutim integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës…Sarajeva ka dëshmuar se nuk njeh integritetin territorial të fqinjit të saj më të ngushtë

citon “Tanjug” Djuric.

Lexo po ashtu:  Zyrtare: Grenell do t’i mbajë tre detyrat, ambasador, emisar për bisedimet dhe drejtor i zbulimit

Që ka shtuar se nisur nga ky fakt, Becirovic dhe Komsic nuk kanë të drejtë të pyesin në të ardhmen rreth mbështetjes nga Serbia të integritetit territorial të Bosnjes.