Edukimi është ai që e lartëson njeriun, i jep atij atë aureolën e një qënieje fisnike që është burim zhvillimi për vetem e të tjerët përreth. Edukimi dhe arsimi janë çelësi i artë për përparimin e çdo kombi. Pa kulturën, edukimin dhe arsimimin, popujt mbeten të nënshtruar nga diktatura e injorancës për dekada, në mos shekuj me radhë.

Ne e dimë se lexuesit tanë janë të veçantë në këtë, sepse janë kërkues dhe pasurohen gjithnjë me njohuri të reja, ndaj për kënaqësinë tuaj kemi sjellë këtë koleksion me mençuri që flasin me edukimin dhe kulturën. 

Çdo njeri merr dy edukata: njërën nga prindërit që i japin përvojën e tyre jetësore, tjetrën, atë më të rëndësishmen, e merr vetë.

Njeriu duhet të merret me edukimin e tij deri në ditën e fundit.

Privilegjin për ta ndjerë veten kudo si në shtëpi të tyre e kanë vetëm mbretërit, prostituat dhe vjedhësit.

Veprimet tona na ndjekin pas.

Edukimi nuk merr fund me mbarimin e shkollës.

Edukator, si dhe artist, duhet të jesh i lindur.

Përpikmëria është një formë e sjellshme për të qortuar të tjerët në mospërpikmëri.

Edukimi i zhvillon aftësitë, por nuk i krijon.

Duke i bërë temena një njeriu në të njëjtën kohë i kini kthyer kurrizin një tjetri.

Leximi për së dyti i librave të lexuar është tregues i sigurtë i shkallës së kulturës.

Lexo po ashtu:  Pse preferojmë të mos dimë? Psikologjia e injorancës së qëllimshme

Kush këput trëndafilin me dorë të ngathët, le të mos ankohet që e shpuan gjembat.

Sjellja është një pasqyrë ku secili tregon fytyrën e vet.

Shembulli fisnik lehtëson kryerjen eheroizmave të mëdha.

Me të drejtë ne quajmë mësues atë që na mëson. Por jo çdo njeri që na mëson e meriton këtë titull.

Një vezë e prishur prish tërë byrekun.

Shpirti i kulturës është kultura e shpirtit.

Është pa kulturë ai që asnjëherë nuk guxon të pohojë se këtë apo atë gjë nuk e bën dot ose nuk e di.

Shembulli ka ndikim më të fortë se predikimi.

Mësuesi, botëkuptimi i tij, ja ç’është kryesore në çdo mësim dhe edukim.

Edukimi i vërtetë synon zhvillimin në përputhje me natyrën dhe jo pjekurinë e parakohshme.

Mësuesi i keq e merr hua të vërtetën, mësuesi i mirë mëson të gjendet ajo.

Shkalla e kulturës nuk varet nga sasia e dijeve, por nga të kuptuarit dhe vënia në jetë mjeshtërisht e asaj që di.

Në qoftë se kultura nuk është në zemrat e njerëzve, ajo nuk mund të jetë gjetiu.

Vrazhdësia s’është veçse një përfytyrim i pasaktë për artin e të jetuarit.

Kultura e gjithëmbarëshme është ajo që i lejon njerëzit ta ndjejnë me tërë shpirtin solidaritetin me të tjerët në kohë dhe hapësirë –
si me njerëzit e brezin të vet, ashtu edhe me brezat e kaluar dhe me ata që do të vijnë.

Lexo po ashtu:  Ja cili është fruti tropikal që ‘zhduk’ rrudhat

Deliaktesa më e mirë është thjeshtësia.

Zotërimi i zakoneve është vdekjeprurës për republikat dhe i leverdisshëm për monarkitë absolute dhe për pushtetet despotike.

Edukimi është ushqimi i shpirtit.

Shnjerëzillëku midis të barabartëve është i shëmtuar, kurse nga ana e eprorit është thjesht tirani.

Shembulli i keq nuk vdes, përkundrazi frytet shumëzohen.

Shamata nuk provon asgjë; shpesh herë pula që lëshon vetëm një vezë, kakaris n’atë mënyrë a thua se polli një asteroid.

Nuk ka vulgaritet më të madh se stërhollimi i tepruar.

Çdo gjest të bën borxhli, sidomos gjesti fisnik.

Edhe kur ke një pozitë të lartë në shoqëri, sillu si i barabartë me të gjithë.

Natyrshmëria mund të jetë vetëm e lindur, thjeshtësia mund të fitohet.

Sikundër egziston stërhollimi i rremë, edhe vulgariteti i rremë.

Gota ime nuk është e madhe, por unë pi nga gota ime.

Bretkoca edhe në fron të lartë ta vësh do të hidhet në kënetë.

Thjeshtësia e skajshme shpesh është shtirësi e skajshme.

Thelbi i shfaqjes së vulgaritetit është synimi për sensacion.

Vjedhësi që nuk ka as shkollën fillore mund të vjedhë diçka nga vagoni i mallrave, por në mbaroftë universitetin ai do të mund të vjedhë një hekurudhë të tërë.

Lexo po ashtu:  Filmat horror mund të iu ndihmojnë të tejkaloni frikët tuaja

Vetëm ujët e bën mjellmën mjellmë. Pa ujë mjellma është patë.

Arsimimi ka për qëllim edukimin e karakterit.

Edukimi pa pasurinë e gjithanshme me përvojën jetësore vetiake është një absurditet.

Mënyra e jetesës së mësuesit hyn në arsenalin e tij pedagogjik.

Shoqëria të fisnikëron dhe të lartëson; në shoqëri njeriu, pa pasur nevojë të shtiret, sillet krejt ndryshe nga ku është i vetmuar.

Edukimi më mirë është që merret në luftë për bukën e gojës.

Ne i quajmë disa njerëz të egjër vetëm e vetëm sepse sjellja e tyre ndryshon nga e jona.

Ji i sjellshëm me të gjithë, i afruar me shumë, familjar me disa.

Është në natyrën e shumë njerëzve të arsyetojnë me urtësi dhe të veprojnë pa mendje.

Nuk nderojnë të zotin sipas shtëpisë, por shtëpinë sipas të zotit.

Secili është i thjeshtë sipas mënyrës së vet.

E qeshura është një mjet shkarkimi.

Etika është përgjegjësia e zgjeruar pa kufi kundrejt çdo gjallese.

Arsimi është mbrojtës më i mirë i lirisë nga ushtritë e armatosura.

Kultura dhe shkëlqimi i jashtëm janë dy gjëra krej të kundërta.

Kultura është ajo që mbetet , kur çdo gjë tjetër është harruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *