Era Istrefi ka realizuar një prej bashkëpunimeve më të mëdha në karrierë.

Bukuroshja nga Prishtina ishte e ftuar në projektin e ri nga dyshja më e njohur e DJ-ve në botë.

Superyjet Dimitri Vegas dhe Like Mike njihen për këngët e tyre dhe performancat e muzikës elektronike.

Dhe, ata kanë ftuar Erën në këtë projekt shumëngjyrësh i cili u realizua në Los Angeles.

Projekti titullohet “Selfish”dhe është projekt mjaft ritmik.

Dyshja belge e sheh këtë si projekt që shfaq diversitetin si një himn i popit.

Dimitri Vegas dhe Like Mike performojnë në festivalet më të mëdha në botë si Tomorrowland dhe Ultra Music.

Lexo po ashtu:  Rikthehet në ekran White Chicks me një sezon të dytë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *