Vjena e Austrisë është renditur sërish në krye si qyteti më i mirë për të jetuar në nivel global, sipas një raporti nga Economist Intelligence Unit (EIU).

Indeksi Global i Jetësueshmërisë 2023 ia atribuoi suksesin e Vjenës “kombinimit fitues” të stabilitetit, kulturës dhe argëtimit të mirë, infrastrukturës së besueshme, arsimit shembullor dhe shërbimeve shëndetësore.

“Vendi ka zënë këtë pozicion rregullisht gjatë disa viteve të fundit, me vetëm pandeminë Covid-19 që ka bërë që qyteti të lirojë vendin e tij të parë,” shtoi raporti.

Kopenhaga ruan gjithashtu pozicionin e saj si qyteti i dytë më i jetueshëm në botë, ndërsa qytetet australiane Sidnei dhe Melburni hynë në pesëshen e parë.

“Ata kanë parë që rezultatet e tyre në kategorinë e kujdesit shëndetësor të përmirësohen që nga viti i kaluar, kur ata ishin ende të prekur nga valët Covid që stresuan sistemet e tyre të kujdesit shëndetësor”, tha firma kërkimore.

Raporti vjetor vlerësoi 172 qytete në këto kategori që përcaktojnë qëndrueshmërinë: stabilitetin, kujdesin shëndetësor, kulturën dhe mjedisin, arsimin dhe infrastrukturën.

Lexo po ashtu:  Prifti që shpëtoj fëmiun nga mbytja në ujë. A bëri mirë?!

Indeksi u rrit vitin e kaluar për të arritur një nivel më të lartë 15-vjeçar pasi bota u rikuperua nga pandemia, tha EIU. Rezultati mesatar i indeksit tani është 76.2 nga 100, nga 73.2 një vit më parë.

10 qytetet më të mira për të jetuar:

Vjenë (Austri)
Kopenhagë (Danimarkë)
Melburn (Australi)
Sidnej Australi)
Vankuver (Kanada)
Cyrih (Zvicër)
Calgary (Kanada)
Gjenevë (Zvicër)
Toronto (Kanada)
Osaka (Japoni), Auckland (Zelanda e Re) – Barazim

 

Edel Strazimiri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *