Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova merr pjesë në dialogun me Serbinë, vetëm nëse do të ketë njohje reciproke.

“Serbia duhet të bëhet fqinj i mirë”, kështu është shprehur presidentja e Kosovës, ndërsa shtoi se Kosova gjithmonë ka zgjatur dorën e bashkëpunimit dhe ka treguar se është palë konstruktive në dialog.

Këtë deklarata, Osmani i ka dhënë gjatë një interviste online për Atlantic Council.

“Është koha që Serbia të vendosë se çfarë dëshiron. Kosova gjithmonë ka treguar se është palë konstruktive në dialog. Ne gjithmonë kemi zgjatur dorën e bashkëpunimit në këtë proces. Kosova është fqinjë i mirë, është koha që Serbia të sillet si fqinjë i mirë jo vetëm për ne si shtet, por edhe për Kroacinë, Malin e Zi, Bosnjën…”, është shprehur Osmani.

Ndërsa sa i përket procesit të dialogut që pritet të nisë këtë muaj mes dy vendeve , Osmani theksoi se Kosova është përgatitur, por mbetet për tu parë se si do të jetë qëndrimi i Serbisë në këtë proces.

Lexo po ashtu:  Konjufca zbulon sondazhin e fundit që ka bërë një parti: Do kemi diku 50 deputetë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *