Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Presidentja Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Osmani përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar se takimi i planifikuar si protokollar me presidentin Trump, u shndërrua në një bisedë të gjatë dhe shumë përmbajtësore.

“Një takim i planifikuar si protokollar me Presidentin Trump u shndërrua në një bisedë të gjatë dhe shumë përmbajtësore.

Faleminderit Presidentit Trump për interesimin e veçantë që tregoi rreth rolit të pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij të palodhshëm për paqe!”, ka shkruar Osmani.

Tutje, ajo ka shtuar se miqësia dhe aleanca me SHBA mbetet boshti i pathyeshëm.

“Miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm. Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-të, sepse pikërisht aty rreh zemra e lirisë sonë”, ka përfunduar presidentja.

Koment nga MekuliPress:
Duhet theksuar se Presidentja Osmani, një ditë më parë, u takua edhe me ministrin e Serbisë, Gjuriq, me Grenellin dhe përfaqësues të tjerë nga Ballkani. Për këtë takim, Presidentja publikoi vetëm një fotografi, ku ajo nuk shihej në tavolinë me Grenellin dhe Gjuriqin. Mirëpo, më vonë në publik doli një foto tjetër, e cila tregoi të vërtetën: Presidentja Osmani kishte qenë në takim me Grenellin dhe Gjuriqin, por këtë fakt nuk e kishte bërë publik përmes fotografisë së shpërndarë nga zyra e saj.

Lexo po ashtu:  Debati për „DOSJET“ po thellohet...

Sa i përket ndejës “Gala” në New York, sponsori kryesor ishte kompania Devolli.