Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se të gjitha vaksinat ruse të koronavirusit janë efektive, duke shtuar se një vaksinë e tretë do të prezantohet së shpejti. Rusia ka filluar përdorimin e vaksinës Sputnik-V, megjithëse faza e tretë e provave klinike të vaksinës nuk ka përfunduar ende, dhe dje njoftoi se vaksina është më shumë se 90% efektive, menjëherë pasi kompanitë Pfizer Inc dhe BioNTech kishin njoftuar se vaksina eksperimentale që ata zhvilluan ishte 90% dhe më efektive.

“Ka tashmë dy vaksina të patentuara. Dhe studimet kanë treguar dhe konfirmuar se, këto vaksina janë të sigurta dhe nuk kanë efekte anësore serioze pas përdorimit të tyre dhe, së dyti, gjithçka është efektive,” tha Putin gjatë një samiti të anëtarëve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. Putin gjithashtu tha se Moska është e gatshme për të bashkëpunuar në zhvillimin e vaksinave dhe u pajtua me pikëpamjen e Kryeministrit të Pakistanit Imram Khan se vaksina kundër koronavirusit duhet të bëhen pronë e gjithë njerëzimit

Lexo po ashtu:  Drejtori i Departamentit për Hetime zbulon se si sillej Policja me kolegët dhe qytetarët

“Ne propozojmë që të mos politizohen këto procese dhe të fillojmë me faktin se njerëzit në të gjithë botën kanë nevojë për këto barna sot. Ne jemi të gatshëm të punojmë me të gjitha vendet e botës dhe, natyrisht, me të gjithë partnerët tanë në kuadrin e OSS,” tha presidenti rus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *