Reagime të shumta ka provokuar një intervistë e kreut të Parlamentit Europian, Antonio Tajani në të cilën thotë se Benito Musolini “ka bërë disa gjëra pozitive” në kohën e regjimit fashist.

“Para se t’i deklaronte luftë gjithë botës, duke imituar Hitlerin, përpara se të miratonte ligjet raciste, para rastit tragjik Mateoti (deputetit socialist që u vra nga fashistët), ai bëri disa gjëra pozitive, për infrastrukturën e vendin tonë”-dekalroi Tajani në intervistën e tij me Radio24.

“Unë nuk jam fashist, nuk kam qenë kurrë fashist. Por, nëse duam të jemi të ndershëm, ai ndërtoi rrugë, ura, objekte sportive, zhduku moçalet. Kur gjykon mbi historinë, duhet të jesh objektiv”-shtoi ai.Kryetari i grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, Udo Bulman i quajti deklaratat e Tajanit të “pabesueshme”. “Si mundet që një president i Parlamentit Evropian nuk njeh natyrën e fashizmit?”-theksoi ai.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Deklaratat e Tajanit shkaktuan polemika edhe në Bruksel, ku shumë Eurodeputetë të majtë kujtuan aleancën në zgjedhjet lokale mes partisë Forza Italia te Tajanit dhe Lega Nord e Frateli d’Italia, dy parti të së djathtës ekstreme

Lexo po ashtu:  NDODHË EDHE KJO! Demaliaj kërkon nga Kurti të japë dorëheqje

“Deklaratat e Presidentit të Parlamentit Evropian janë të pafalshme dhe absolutisht të papranueshme. Antonio Tajani duhet të tërheqë këto deklarata që zbukurojnë fashizmin, ose të japë dorëheqjen nga presidenca e Parlamentit Evropian“tha-Ska Keller, president i grupit të të Gjelbërve.

Kujtojmë që  President Tajani dhe Qeveria italiane, Matteo Salvini shkaktuan një incident diplomatik me Slloveninë para rreth një muaji pas deklaratave provokuese në lidhje me “masakrat” e partizaneve jugosllavë nga ushtarët italianë në fund të Luftës së Dytë Botërore.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *