Në Shqipëri, rastet e reja me COVID 19 po rriten me ritme shqetësuese, ndërsa shtrirja gjeografike ka përfshirë thuajse të gjithë vendin nga Veriu në Jug

Autoritetet njoftuan të dielën se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 57 të infektuar, një shifër e parregjistruar më parë, duke e çuar numrin e gjashtë ditëve të fundit në 258 raste, ose 17 përqind e totalit që nga fillimi i epidemisë më 9 mars.

Mesatarja ditore e javës që sapo mbyllet është sa trefishi i mesatares ditore të tre muajve të fundit.

Rastet e 24 orëve të fundit janë vërejtur në 8 qytete të vendin, ndërkohë që numri i të shëruarve ka qenë tejet i ulët, vetëm 5 të tillë.

Në spitalin infektiv, janë 47 pacientë nga të cilët një intubuar dhe 7 të tjerë po në gjendje të rëndë.

Duke qenë se rastet e reja po zbulohen në ndërmarrje, dhe institucione publike e private, autoritetet ju rikthyen sot thirrjeve që të nxisin të punuarit nga shtëpia, aty ku është e mundur.

Lexo po ashtu:  Kërkohet seancë e jashtëzakonshme për të diskutuar dëbimin e qytetarëve nga Kosova

Ndërsa heqja e masave shtrënguese, u shoqërua dhe me rënien e ndjeshme të intensitetit të kontrolleve, për zbatimin e rregullave të higjienës dhe protokolleve të përcaktuara nga autoritetet, prej dy ditësh ato janë përforcuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *