Fransua Volter (1693-1778) ishte ikona e revulucionit francez dhe gjithashtu mbahet si ideologu i saj kryesor. Volteri ishte deist me pikëpamje kontradiktore. Ai deklaronte se ishte kundër fesë, por kundër asaj katolike, me klerikë dhe papë të këqij.

Veprat e tij të shumta shërbyen si parapërgatitje e revulucionit francez. Gjithshtu ka patur respekt për punën dhe thoshte: “Populli më i pasur dhe më i lumtur është ai që punon më mirë tokën dhe dhurata më e bukur që Perëndia i ka dhënë njeriut është domosdoshmëria për punën.”

Si studjues i letërsisë paraardhëse franceze s’mund të mos kujtonte se Gjergj Kastrioti dhe shqiptarët qenë brohoritur në Francë nga shkrimtari Pjer Ronsar, Mishel Montenji, Pier Brautoni, Amadi Zhameni.

*   *   *

“Duka i Burgonjë, Philipe le Bon ishte një princ i fuqishëm, por ai ishte plak për të kryesuar një kryqzatë. Princat italianë ishin në luftë me njëri-tjetrin. Aragona dhe Kastilja ende nuk ishin bashkuar dhe myslimanët mbanin një pjesë të Spanjës.

Në Europë kishte veçse dy princa që mund të sulmonin Mehmetin II. Njëri ishte Huniadi, princi i Transilvanisë, ndërsa tjetri ishte i famshmi Skënderbe, i cili mund ta përballonte në malet e Epirit.

…E kam fjalën për Skënderbeun, lindur në Shqipëri.

Ai ishte bir i një despoti apo zotërie të asaj krahine, domethënë i një princi vasal… Skënderbeu kur ishte njëzet vjeç mendoi të arrinte qëllimin e vet.”

Të mos kishte më zotërinj mbi kokë dhe të mbretëronte i lirë.

Skënderbeu e kishte rimarrë kurorën e atit të vet që e meritonte për shkak të kurajos së tij.”

Duke ngritur kurajon e shqiptarëve theksoj:

Lexo po ashtu:  “Sikur të banonte Perëndia në Tokë, njerëzit me siguri do t’ia thyenin të gjitha dritaret”, urtësi hebraike

Shqiptarët janë ushtarët më të mirë të atyre anëve. Skënderbeu diti mirë të shfrytëzojë trimërinë e tyre dhe terrenin e ashpër malor të vendit të vet, prandaj me pak trupa ai ndali gjithmonë armata të shumta turke… e shqiptarët janë epiriotët e lashtë, të cilët janë aq luftëtarë sa edhe stërgjyshërit e tyre…

Ata janë një racë luftarake dhe se Shqipëria është një vend malor. Këta dy fakte ndihmuan Skënderbeun në fushatat e tij…”

Në veprën “Sprovë mbi zakonet e kombeve” (botuar anglisht në 1754), vepër historike-filozofike, ku vë në dukje heroizmin e popujve shqiptar në luftën kundër pushtuesve smanë dhe nënvizon…

“Sikur perandorët grekë bizantinë të ishin si Skënderbeu, Perandoria e Lindjes do të kishte qëndruar në këmbë”, përfundon Volteri.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *