Njeriu ka ndikur planetin deri në nivel gjeologjik. Epoka e Antropocenit, siç quhet koha e dominimit të planetit nga Njeriu në raport me ndikimin e tij kompleks në mjedis, klimë, peizazh dhe deri në gjeologji, konfirmohet edhe nga një tjetër tregues: rreth 208 lloje mineralesh që  gjenden sot në Tokë janë krijuar si pasojë e veprimit të Njeriut.

Një studim i publikuar në American Mineralogist ka identifkuar për herë të parë listën në fjalë e cila përfshin ato minerale që u krijuan si pasojë e veprimit të njeriut. Ky grup përbën 4% të të gjitha mineraleve në Tokë që arrijnë në 5200 lloje.

Mineralet e identifikuara janë krijuar në depozitat e mineraleve origjinale, përmes erozionit, në tunele, në ujërat e minierave, apo si pasojë e zjarreve në miniera. U gjetën po ashtu tre lloje mineralesh të formuar në sistemetm gjeotermale, ndërkohë që tre të tjera u identifikuan në arttefakte të koroduara në një anije tuniziane të braktisur, dy në artefakte bronzi në Egjipt, katër lloje në site prehistorike sakrificash në mallet e Australisë.

Hapësirë e sponsorizuar

Ndikimi i Njeriut në këtë drejtim është i paprecedentë. Diversiteti mineralogjik në Tokë zuri fill rreth 2 miliardë vjet më parë me rritjen e sasisë së oksigjenit në atmosferë, quajtur edhe Oksidimi i Madh, që u shoqërua më krijimin e 2/3-ve mes 5200 lloje mineralesh që ekzistojnë sot. Për ta kuptuar më mirë raportin vlen të theksohet se shumica nga 208 minerale të krijuara si pasojë e aktivitetit të Njeriut janë krijuar pas vitit 1700, që përkona me epokën e industrializimit, ndërkohë që planetit i janë dashur 4.5 miliardë vjet që përmes kombinimit të elementëve të ndryshëm, në temperature dhe thellësi të caktuara të gjenerojë diversitetin që shohim sot.

Lexo po ashtu:  Foto e rrallë kur malësorët shqiptarë u nisën për të mbrojtur ngritjen e flamurit (FOTO)

Shkencëtarët përkufizojnë si mineral një masë të kristalizuar natyralisht që ka një kombinim kimik unik dhe strukturë kristalore. Nga kjo pikëpamje, e gjithë veprimtaria e njeriut, në çdo sektor ku vepron inxhinierimi, sjell pasoja në krijimin e kushteve mineralogjike që përndryshe nuk ekzistojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com