Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se do të ishte mjerim nëse bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë ndërpriten në këtë moment.

Në një intervistë për “Danas.rs” ajo ka thënë se duhet të vazhdojë dialogun dhe nuk është e nevojshme të bisedohet tash për Asociacionin e Komunave Serbe.

“Do të ishte një situatë shumë e mjerë nëse dialogu do të ndërpritet në këtë fazë. Nëse të dy palët duan të arrijnë një rezultat, atëherë duhet të vazhdohen negociatat. Unë besoj se palët duhet të kthehen në tryezën e negociatave, dhe z. Mirosllav Lajçak gjithashtu duhet të insistojë në vazhdimin e dialogut. Nuk është e domosdoshme të flitet për Asociacionin e Komunave Serbe në këtë kohë. Vetëm kur të përfundohet marrëveshja e ndërsjellë, duhet të negociohen çështjet të tilla dhe këto çështje gjithashtu duhet të përfshihen. Pavarësisht nëse Koova ka nevojë të ndryshojë Kushtetutën e saj, është e mundur të gjendet një gamë e gjerë mundësish ligjore. Njëra është – siç përsëriti zëdhënësi i BE-së, Peter Stano më 1 tetor – të mbështetet në mendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Pra, definitivisht nuk është një situatë bardh e zi, siç dëshirojnë ta parqesin disa njerëz. Por, në çdo rast, negociatat duhet të vazhdojnë dhe meqenëse ne ende nuk i kemi filluar negociatat, ka një numër marrëveshjesh që ende nuk janë zbatuar. Prandaj fillimisht të nisim zbatimin e këtyre marrëveshje”, ka thënë eurodeputetja Von Cramon për “Danas”.

Lexo po ashtu:  Popullit Tim, - nga Esat Mekuli (Sat Nokshiqi)

Von Cramon sot në një postim në Twitter ka bërë një krahasim të numërimit të votave në Kosovë me atë në SHBA, ku ka bërë thirrje se duhet respektuar rregulli demokratik.
“Në Kosovë po numëronin për dy muaj votat. Vetëm po them respektoni rregullin demokratik”, ka shkruar Von Cramon, duke aloduar te zgjedhjet në SHBA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *