Mbrëmjen e sotme në Samitin e organizuar në Athinë kanë marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ndërkohë në Samit ka marrë pjesë edhe presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, e cila është takuar me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç.

Përmes një postimi në Twitter, Von Der Leyen ka ndarë momente të takimit me liderët në fjakë dhe ka zbuluar pjesë nga diskutimi.

Ajo ka kërkuar nga Vuçiçi dhe Kurti gjatë takimit që të punojnë për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kam diskutuar me kryeministrin Kurtin, nevoja për të de-përshkallëzuar tensionet në veri të Kosovës, për t’u riangazhuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe për të zbatuar marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Është jetike që të rrëzohen barrierat në rajon dhe Ballkani Perëndimor më afër BE-së”, është shprehur Von Der Leyen.

Lexo po ashtu:  Erdogan mbyll partinë kurde, reagon ShBA dhe BE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *