Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë Luigi Soreca, ka postuar në Twitter, fjalën e presidentes së Këshillit Europian, Ursula Von der Leyen.

Ajo ka deklaruar se hapja e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ishte një vendim historik.

Sipas Von der Layen, vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Evropës dhe jo një ndalesë në Rrugën e Mëndafshit.

“Hapja e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ishte një vendim historik. E ardhmja e rajonit qëndron në Bashkimin Europian.

Ne ndajmë të njëjtën histori, të njëjtin fat, Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Evropës jo një ndalesë në Rrugën e Mëndafshit”, ka thënë Von der Leyen.

I të njëjtit mendim është edhe komisioneri për zgjerim, Oliver Varhelyi.

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Ne ndajmë të njëjtën histori, të njëjtin fat. Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës, jo vetëm një ndalesë në Rrugën e Mëndafshit”.

Lexo po ashtu:  PSG i sos durimi me Neymar, merr vendimin që askush nuk e priste

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *