Komisioni Rregullator në KQZ dështoi për herë të dytë të miratojë rregullat se si duhet të regjistrohen emigrantët për të votuar me postë.

Mbledhja u shoqërua me debate të ashpra. Nën një klimë debati dhe tonesh të ashpra, anëtarët e Komisionit Rregullator nuk e gjetën dot zgjidhjen se çfarë dokumentesh mund të përdorin emigrantët në muajt janar-mars, kur do të hapen regjistrimet online për votën me postë.

Mollë sherri u bënë pasaportat e skaduara, sepse opozita kërkon që ato të pranohen për regjistrimin gjatë muajve janar-mars, me kushtin që t’i kenë rinovuar deri në momentin e votimit në maj. Mbledhja u shty për të hënën, ndërkohë që pas regjistrimin online në KQZ si votues nga jashtë, emigrantët do të çregjistrohen nga lista e zgjedhësve në Shqipëri.

Lexo po ashtu:  RIA: Rusia kërkon që qyteti heroik Mariupoli të dorëzohet deri në orën 04.00 të mbrëmjes së sotme