Presidenti promillosheviqist serb Aleksander Vuçiç ka paralajmëruar masa serioze ndaj Kosovës në 72 orët e ardhshme. Ai ka njoftuar se këto masa vijnë si përgjigje e sjelljes së Prishtinës dhe pas takimeve me Miroslav Lajçak dhe ambasadorin amerikan në Beograd, Chris Hill.

Çfarë janë masat serioze të Serbisë askush nuk mund ta thotë, por Vuçiç është kujdesur të thotë se është përherë i hapur për dialog. Kështu pas kritikave të opozitës se ai po e shet Kosovën, Presidenti serb ka nisur të reagojë në një stil që ngjan se do ta ushqejë mirë strategjinë elektorale të Albin Kurtit, tani që është mëse e qartë se Kremlini që ka interes të tensionojë realisht marrëdhëniet, ka në Beograd një njeri si Vulin, përherë e më në periferi.

Lexo po ashtu:  MekuliPress: Nuk dorëzohet Kryeministri Kurti, Nesër seancë urgjente, nuk pranon referendumin serb në Kosovë