Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç konfirmoi lajmet se është nisur për në Rashkë, pranë kufirit me Kosovën. Në një postim në Insragram ai thotë se qëllimi i tij është që të bisedojë me serbët nga Kosova. Ai shkruan se është i bindur se sot është një ditë e mirë për Serbinë.

“Sërish rrugës për në Rashkë, ku do të flas me serbët nga Kosova. Duke ditur se ata, deri në çlirimin përfundimtar, nuk do të kënaqen kurrë me asnjë vendim, me ndërgjegje dhe fytyrë të pastër po shkoj para tyre. I bindur se sot është një ditë e mirë për Serbinë. Se kemi ruajtur paqen dhe kemi marrë garanci për sigurinë dhe mbijetesën e serbëve” – shkruan Vuçiç.

Ai nuk ka dhënë detaje nëse do të hieqn barrikadat, por ka nënviziar se do pranojë vendimin e popullit serb. “Cilido qoftë vendimi i popullit tonë, unë do ta pranoj. Do të jem me ta dhe do ta ruajmë unitetin serb” – ka shtuar Vuçiç.

Lexo po ashtu:  Nacionalisti Vuçiq kërcënon Malin e Zi, Kosovën dhe Kroainë: Populli do ketë forcën të mbrojë Kishën. Nesër do ta bëjmë në Kosovë e Kroaci si para luftës së dytë botërore”.

Më herët, kreu i Listës Serbe, Goran Rakiç, citoi Vuçiçin të ketë thënë se “është mirë që barrikadat të hiqen”.

“Ne nuk kemi besim në Qeverinë e Kurtit. Mund të them se nuk u besojmë as garancive ndërkombëtare. I bëjmë thirrje presidentit Vuçiç të dëgjojë përfaqësuesit e popullit në barrikada. Ne do të shkojmë te ai me kërkesa të qarta. Ne i besojmë vetëm atij” – tha Rakiç, një ish-ministër në qeverinë e Albin Kurtit.

Prokuroria Speciale e Kosovës tha sot se ish-policit serb, Dejan Pantiç, i është ndryshuar masa e sigurisë, nga paraburgimi në arrest shtëpiak. Arrestimi i tij nxiti ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës. Ato u vendosën në 10 dhjetor nga disa serbë lokalë. Ato bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut që lidhin Kosovën me Serbinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *