Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka njoftuar krijimin e Lëvizjes e Shtetit të Popullit dhe në kuadër të saj do të nisë një tur në mbarë Serbinë.

Sipas deklaratave të cituara nga mediat serbe, Vuçiç ka bërë të ditur se lëvizja e re do të krijohet në funksion të shtet – ndërtimit për mbijetesën dhe përparimin e Serbisë.

Ai ka folur për krijimin e një “blloku serb” që do të sjellë bashkë përfaqësues nga gjithë spektri politik për “të pyetur” siç tha ai “popullin serb për mbështetje në mbrojtje të Serbisë”. Vuçiç do të nisë takimet nga jugu i vendit, nga Vranja.

Lexo po ashtu:  Analisti serb: Rusia përmes Serbisë dëshiron konflikt të përgjakshëm në Ballkan, Kosovën e sheh vend ideal për këtë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *