Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka uruar Presidentin e sapo zgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj. Sipas ‘Alo.rs’, në urimin e tij, Vuçiç shpreson se dy vendet mund t’ia dalin me sukses në zhvillimin e nismës “Ballkani i Hapur”.

“Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Shqipërisë, me dëshirën që ta kryeni me sukses këtë detyrë të përgjegjshme. Jam i bindur se do të zhvillojmë marrëdhënie të mira dhe miqësore dhe bashkëpunim edhe më të mirë ekonomik në shumë fusha, për të mirën e qytetarëve të vendeve tona. Gjithashtu besoj se së bashku do t’ia dalim mbanë të zhvillojmë të gjitha potencialet e iniciativës Open Balkans, e cila do të përmirësojë shumë standardet në rajonin tonë.

Presidenti në ikje, Ilir Meta e ka komentuar kundër nismën “Balkani i Hapur”. Ai e quante protagonizëm i tre individëve (presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev). Nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi që do të mbajë Begaj për këtë nismë.”, uron Vuçiç.

Lexo po ashtu:  Nëse Biden fiton edhe këto dy shtete bëhet president i ri i SHBA’së

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *