Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se për çështjen e Kosovës serbët janë të kryqëzuar në mes të dëshirës dhe realitetit.

Vuçiq, që udhëheq një parti politike në Serbi, ka folur në prag të zgjedhjeve që do t’i kenë të dielën.

”Ekziston diçka të cilën do ta kishim dëshiruar dhe diçka që është realitet”.

Por, siç shkruan b92, Vuçiq thotë se do luftojë edhe më tepër se ata që patën fjalë shumë e vepra pak.

”Do të luftoj fuqishëm për Kosovën dhe Metohinë, shumë më tepër se ata që kanë pasur fjalë heroike por vepra të zbrazëta”.

Lexo po ashtu:  Kryeministri i pakorruptuar Kurti: Serbisë nuk i dorëzohemi - Kosova është shtet i ri dhe jo i madh, po kjo nuk do të thotë që ne duhet të shkelim mbi ligjet tona. Nëse dikush nuk na njeh, kjo s’duhet të...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *