Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në vitin 2019 kishte thënë se në Serbi, tash 20 vjet është heshtur në lidhje me “të bëmat heroike” të ushtrisë së Serbisë gjatë bombardimeve të NATO-s dhe gjatë “mbrojtjes së tokës në Kosovë”, por tha se kjo kohë ka kaluar.

Në akademinë solemne për të shënuar 20 vjetorin e betejës së Koshares më 1999, Vuçiqi ka thënë se 20 vjet heshtje janë shumë dhe “më nuk kemi të drejtë të heshtim e as të skuqemi, sepse kemi me çfarë të krenohemi”.

“Ne, jo që vetëm kemi pëshpëritur, por jemi fshehur në 15-20 vitet e fundit, jemi frikësuar dhe turpëruar për të folur për heroizmin e popullit tonë. Jemi fshehur për t’i bërë për vete ata që na bombarduan, vranë popullin tonë”, kishte thënë Vuçiqi në këtë organizim.

Ai pyeti se kush fitoi më 1999, “ato 19 shtete arrogante dhe të shfrenuara që deshën t’ia heqin kokën një vendi të vogël e një populli të vogël’, apo ai vend dhe ai popull”.

Lexo po ashtu:  1969/ Rolling Stones dridhi Murin e Berlinit, një ngjarje e rezistencës ndaj një sistemi shtypës dhe të padrejtë, RDGJ.

“Ne kemi atë që ata s’e kanë – i kemi djemtë tanë, djemtë serbë, djemtë e Serbisë, që ata të gjithë bashkë nuk i kanë”, tha presidenti serb.

Tutje, kreu i shtetit serb tha se “Serbia s’e kërcënon askënd, por di të mbrohet dhe të mbrojë popullin e vet nëse sulmohet”.

“Përgjigja serbe do të jetë më e fortë dhe më e fuqishme se kurdo në historinë bashkëkohore”, u shpreh Vuçiqi.

“Të tjerët s’i prekim, askënd nuk e kërcënojmë, por popullin dhe vendin tonë do të jemi në gjendje të ruajmë gjithandej. Askënd nuk po e kërcënojmë, por do të dimë të mbrojmë serbët dhe Serbinë”, tha ai.

Ai tha se tani është e rëndësishme që Serbia, “pas fitoreve ushtarake dhe humbjeve politike” të nisë të fitojë edhe në politikë dhe që “çdo lëvizje jona aventureske do të ishte humbje e Serbisë”.

“Por do të ishte edhe humbje e shqiptarëve nëse tentojnë një aksion të ri të marsit apo t’i dëbojnë serbët nga Kosova”, ka paralajmëruar Vuçiqi, duke thënë se për këtë arsye duhet të arrihet marrëveshje me Kosovën e cila “përjashton gjakun, luftën e përleshjet”.

Lexo po ashtu:  Gazeta serbe “Proleter”, 30. janar. 1930: “Fshatra të tëra digjen me qëllim që t’u lirohet vend kolonëve. Me pushkë, me mitralozë dhe me bomba, dëbohen mijëra e mijëra familje shqiptare nga vatrat e tyre”

“Një paqe e tillë nevojitet edhe për trimat tanë të vdekur, për ata që na sollën paqen”, tha Vuçiqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *