Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se ai e bëri “një pjesë të mirë të punës”, në furnizimin e serbëve në Kosovë për nevojat themelore, të paktën për muajin e ardhshëm.

“Ia arritëm të sigurojmë një pjesë të mirë, por si e bëmë këtë, nuk do të flas”, i tha Vuçiq, Radio Televizionit të Serbisë.

I pyetur për zgjidhjen e problemit të Kosovës, ai tha se kjo pyetje është mbi të gjitha “për shqiptarët dhe serbët”.

“Nëse do të na kishin lënë të qetë, mesiguri se deri më tani do të kishim rënë dakord. Por, problemi është se Kosova nuk është një pyetje e ish-Jugosllavisë, kurrë nuk ka qenë një çështje e popujve që jetojnë atje”, tha Vuçiq.

Që nga nëntori i vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës ka vendosur tarifën ndaj mallrave serbe, duke nxitur reagimin e Beogradit, dhe pezullimin nga ana e tij, të pjesëmarrjes në bisedimet për normalizimin e raporteve, që po zhvilloheshin me lehtësimin e Bashkimit Evropian.

Ditë më parë, afaristët në veri të Kosovës, i mbyllën për një periudhë dyditore të gjitha dyqanet, duke thënë se nuk kanë furnizim me mallra nga Serbia për shkak të tarifës.

Lexo po ashtu:  21 vite nga ofensiva ushtarake e Serbisë në Jabllanicë

Qeveria e Kosovës kundërshton heqjen e tarifës duke kërkuar njohjen nga ana e Serbisë të pavarësisë së Kosovës. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *