Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmes një videoje që ka shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram, ka thënë se “serbët i kanë duart e lidhura dhe se duhet të luftojnë”.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

E teksa BE-ja, NATO e SHBA-ja po kërkojnë zhbllokimin e rrugëve në veri të vendit që çojnë në pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, si dhe uljen e tensioneve, Vuçiqi ka falënderuar serbët që po i mbajnë të bllokuara ato.

“Faleminderit njerëzve për përkrahjen në këto ditë të vështira, faleminderit popullit tonë në Jarinjë e Bërnjak, Serbia është me ju”, ka thënë Vuçiqi.

Serbët kanë bllokuar rrugët pas vendosjes së masës së reciprocitetit nga Qeveria e Kosovës për targat e veturave nga Serbia që hyjnë në Kosovë, gjë që vetë Serbia e bën për më se 10 vjet./Koha/

Lexo po ashtu:  Rusia dhe Kina, 1.3 miliardë dollarë investime në projekte energjetike

https://www.koha.net/arberi/290259/vuciqi-falenderon-serbet-qe-po-i-mbajne-te-bllokuara-rruget-serbia-eshte-me-ju/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *