Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një deklarim për mediat pas takimit me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Serbia nuk do të pranojë anëtarësimin në BE në këmbim të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Nëse mendoni se është e mundshme të themi ‘po, e njohim Kosovën’, të themi se Kosova mund të hyjë në OKB e ne të mos fitojmë asgjë, e dikush të na thotë neve se do të jeni anëtar i BE-së, nëse është e nevojshme të jem i qartë, përgjigja jonë do të jetë ‘jo’”, tha Vuçiqi, transmeton “Zeri.info”.

Ai shtoi se Serbinë e pret një periudhë shumë e rëndë kur bëhet fjalë për Kosovën, por tha se: “do t’i mbroj të gjitha interesat nacionale, me çdo çmim”.

Lexo po ashtu:  Doktrina e re e SHBA: Përdorimi i armëve bërthamore rivendos stabilitetin strategjik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *