Disa autorë të dyshuar të asaj që qeveria austriake po e quan një sulm terrorist në Vjenë janë të lirë dhe një ndjekje është duke u zhvilluar.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Kështu siç shkruan Reuters, tha të hënën ministri i Brendshëm, Karl Nehammer, duke i quajtur sulmuesit “shumë të armatosur dhe të rrezikshëm”.
“Ne kemi sjellur disa njësi të forcave speciale së bashku që tani po kërkojnë për terroristët e supozuar. Prandaj nuk po e kufizoj në një zonë të Vjenës sepse këta janë autorë të lëvizshëm”, citohet të ketë thënë Nehammer për ORF.

Nehammer ka kërkuar që publiku të qëndrojë brenda derisa gjithçka të jetë e qetë.
Ndryshe, gjatë orëve të mbrëmjes është raportuar për një sulm me armë afër një sinagoge në Vjenë të Austrisë.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe kancelari Sebastian Kurz, i cili ka thënë se vendi i tij është duke përjetuar orë të vështira.




