Kryeministri Albin Kurti ka thënë sot se rasti i Aleksandër Vulinit në Serbi tregon se përzierja helmuese e autokracisë dhe korrupsionit rrezikon edhe paqen dhe sigurinë në rajon.

Ai në një postim në Twitter i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndjekë vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Rasti i Aleksandar Vulin tregon se përzierja helmuese e autokracisë dhe korrupsionit rrezikon jo vetëm demokracinë dhe sundimin e ligjit, por edhe paqen dhe sigurinë, në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë… “, shkruan Kurti.

Kurti i është ‘bashkëngjitur’ thirrjes së Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian drejtuar BE-së që të ndjekë shembullin e SHBA-së.

Aleksandër Vulin, drejtor i Agjencisë Shtetërore për Siguri (BIA) në Serbi është vendosur në listën e zezë të SHBA-së, bëhet e ditur në faqen e internetit të Departamentit të Financave të SHBA-së. Vulin është i përfshirë në krimin e organizuar ndërkombëtar, tregtinë e paligjshme të drogës dhe shpërdorimin e detyrës publike.

Lexo po ashtu:  Donika Gërvalla në listën e kandidatëve për deputetë nga LDK, mësohet se me kërkesë të kujt u kandidua

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *