Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare mund të reagojë në lidhje me një deklaratat të tij, siç ka kërkuar ministrja e Jashtme e institucioneve, që ai i quan të përkohshme, të Republikës së Kosovës, Meliza Haradinajt – Stublla, e cila e ka konsideruar të papranueshme përdorimin prej tij të pezhorativit ‘shqiptari’ për emrin shqiptarë, që në opinionin serb i përdoret kështu me qëllim fyes.

Vulin, duke reaguar ndaj komenteve të ministres Haradinaj – Stublla, e cila deklaratat e ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i ka konsideruar të papranueshme, duke kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të mos hesht, ky ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare do të duhej të reagonte edhe rreth sulmeve mbi fëmijët serbë në Bërnicë të Poshtme, meqë Asociacioni i Komunave Serbe ende nuk është formuar, si dhe për shkak se qysh më 1999 në Kosovë, sipas tij, janë vrarë mbi një mijë serbë e joshqiptarë, ndërsa askush nuk është përgjigjur për këtë (përkujtojmë se Vulin dhe politikanët serbë asnjëherë nuk përmendin gjenocidin që ushtroi Beogradi ndaj popullit shqiptar të Kosovës, duke dëbuar rreth një milion shqiptarë nga trojet e veta dhe duke vrarë mbi 13 mijë civilë, ndër ta gra, fëmijë e pleq, si dhe duke i bërë shkrumb qindra mijë shtëpi e prona të tjera të shqiptarëve në luftën e pabarabrtë në fundshekullin që e lamë).

Lexo po ashtu:  Shqipëria në mëshirë të Vuçiqit për grurë, Rama: Vërtetojeni se sa vlen Ballkani i Hapur

Reagimin e tij Vulin ka thënë se populli serb krenohet me emrin e vet dhe nuk kërkon nga të tjerët që ta quajnë me emër tjetër nga ai që e quan vetë. “se Haradinaj – Stublla turpërohet që është “shiptarkë” nuk duhet të zemërohet në mua. Ashtu siç e quajnë veten do t’i quaj edhe unë, kur nga gjuha e tyre ta heqin fjalën “shqiptar” edhe unë do t’i quaj ashtu si do ta quajnë veten. Dhe deri atëherë do të respekto adetet dhe gjuhën e tyre, dhe “shqiptarët” do t’i apostrofoj me respekt ashtu siç e quajnë veten “shqiptari”, shprehet Vulin, duke preferuar pezhorativin fyes që populli i tij e ka përdorur dhe vazhdon ta përdor për fqinjët shqiptarë, ndryshe nga fqinjët e tjerë sllavë që i quajnë albanci, shkruan B92.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *