Lëvizja Vetëvendosje ka dyshime të bazuara se njëri prej katër kandidatëve që synojnë të zënë dy vendet në Bordin për Ankesa të Mediave nuk i ka kualifikimet e duhura ligjore për këtë pozitë. Për këtë arsye, partia e Albin Kurtit ka kërkuar që kjo pikë të largohet nga rendi i ditës në seancën e sotme të Kuvendit. Por kundërshtimi i partive tjera parlamentare dhe mungesa e deputetëve në sallën plenare ka bërë që ata të shkojnë në pauzë deri në orën 15:00.

Pavarësisht kësaj, deputeti i LVV-së, Agon Batusha kërkoi që edhe një herë komisioni ad-hoc për përzgjedhjet e dy anëtarëve të këtij bordi të rishqyrtojë listën e kandidatëve.

“Ne kërkojmë që pika 5 e rendit të ditës që ka të bëjë me zgjedhjen e dy anëtarëve për Bordin e Ankesave të Mediave të shtyhet për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Kosovës. Arsyetimi është që t’i bartet komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për bordin e ankesave të mediave. Ne kemi dyshime të arsyeshme që njëri prej kandidatëve që iu ka propozuar seancën për votim nuk i plotëson kriteret ligjore për përvojën e punës”, tha ai.

Lexo po ashtu:  Raka rezulton pozitiv me COVID-19

Me t’u kthyer deputetët në sallën plenare pika e parë e rendit të ditës pritet të jetë ky mocion procedural i Lëvizjes Vetëvendosje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *