Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri ka thirrur qytetarët shqiptarë në protestë të mërkurën në orën 18:00 kundër vizitës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe Miloard Dodik në Tiranë.

Ftesa shkon për të gjithë shqiptarët, pa dallime partiake.

Protesta do të mbahet para monumentit të “Vëllezërve Frashëri”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

VV thotë se protesta është  thirrur kundër politikave shoviniste të Serbisë ndaj shqiptarëve.

Ata argumentojnë se  deri më sot, s’ka pendesë, s’ka keqardhje, s’ka kërkimfalje, s’ka dëmshpërblim, prandaj: s’ka mirëseardhje për   Aleksandër Vuçiçin dhe Milorad Dodikun.

Deklarata e plotë e VV

Kundër ardhjes së kriminelëve serbë në Tiranë

Disa orë pas komunikatës së djeshme të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri, institucionet e Republikës konfirmuan zyrtarisht emrat e të gjithë përfaqësuesëve politikë që vinë në Tiranë në datat 8-9 maj 2019, për të marrë pjesë në takimin “Brdo-Brione”. Ashtu siç kishim paralajmëruar, mes pjesëmarrësve në këtë takim, u konfirmua edhe ardhja e Aleksandar Vuçiçit dhe Milorad Dodikut, dy kriminelëve që udhëheqin Serbinë dhe “Republika Srpska” me synime të qarta ekspansioniste ndaj shqiptarëve, e më gjërë në Ballkan. Për krimet e luftës, prej këtyre dy politikanëve të shovinizmit serb, deri më sot, s’ka pendesë, s’ka keqardhje, s’ka kërkimfalje, s’ka dëmshpërblim, prandaj: s’ka mirëseardhje! Sipas mediave, Vuçiçi dhe Dodiku vinë në Tiranë në mbrëmjen e datës 8 maj. Ftojmë qytetarët të na bashkohen ditën e mërkurë, data 8 maj, në ora 18:00, para monumentit të “Vëllezërve Frashëri”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, për të shprehur simbolikisht dhe në mënyrë paqësore kundërshtimin ndaj politikave supremaciste serbe që rrezikojnë kombin shqiptar, si dhe drejtësinë e paqen në rajon. Për shqiptarët, Vuçiçi dhe Dodiku janë persona non grata. Tiranë, 05 maj 2019

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Qendra në Shqipëri /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Tensionet në veri të Kosovës, Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Serbia të tërheqë forcat e armatosura pranë kufirit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *