“Sikur minoriteti serbë në Kosovë, që po dalin në zgjedhjet e Serbisë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë të drejtë pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Pjesëmarrja e tyre nuk është ilegale nëse ata posedojnë pasaporta e Kosovës apo dy nënshtetës”, ka deklaruar diplomati austriak Wolfgang Petritsch për gazete kombëtaren “Bota sot”.

Petritsch: Liderët e Preshevës nëse kanë pasaporta serbe, të lënë marketingun, të dalin në zgjedhjet serbe

Ambasadori austriak Wolfgang Petritsch, ish-ndërmjetës i BE-së për Kosovën në konferencën e Rambujesë në një intervistë dhënë gazetës “Bota sot” ne prag te zgjedhjeve në Serbi, pret që ky proces të zhvillohet në baza demokratike dhe paqësore me standarde demokratike.

Meqenëse dilema rreth (mos) daljes së qytetarëve shqiptarë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë në zgjedhjet e ardhshme të Kosovës, ambasadori austriak është shprehur qartë se »shqiptarët e Luginës së Preshevës mund të jenë pjesë e zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë, nëse posedojnë pasaporta të kosovare, apo dy nënshtetësitë, atë kosovare dhe serbe..“. Raportohet se mbi 20 mijë qytetare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjë sot posedojnë pasaporta të Kosovës , por edhe serbe.

Lexo po ashtu:  Dosja e Prokurorisë: 52.5 tonë grurë, 200 mijë litra vaj dhe 120 mijë kg sheqer – në vlerë mbi 600 mijë euro – nuk erdhën në Kosovë

Prandaj, edhe ambasadori austriak Petritstch nuk ka kundërshtuar pjesëmarrjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në zgjedhjet e Kosovës, siç nuk ka kontestuar as pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet në Serbi, nëse posedojnë pasaportat te shteteve fqinje.. Sipas ambasadorit Petritsch, kështu veprohet në Evropë edhe me zgjedhjet në Austri, Belgjikë apo Gjermani, ku nuk ju mohohet participimi në zgjedhje qytetarëve të këtyre vendeve edhe pse janë jashtë shtetit të tyre amë.

Reciprocitetin mes pakicës serbe dhe të shqiptarëve të Luginës së Preshevës diplomati i lartë austriak Petritsch pohon se, “një ide të tillë edhe unë e përkrahi sepse e do të ishte e pa logjikshme që serbët e Kosovës të privilegjohen ndërsa ata të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të injorohen apo diskriminohen.

Ky mosrespektim i këtij reciprociteti mes pakicave në këta dy vende fqinje jo vetëm se është në kundërshtim me normat dhe standardet ndërkombëtare, porse edhe nuk i kontribuon fqinjësisë së mirë dhe të ardhmes së rajonit”.

Lexo po ashtu:  Himni i kombit shqiptar, - Lexoja fëmiut tënd, këndoja pavdekshmërinë e kombit shqiptar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *