Nëse dëshironi t’i largoheni përfundimisht kthetrave të gripit dhe të ftohtit për këtë stinë, apo të forconi sistemin imunitar, atëherë duhet t’i jepni patjetër një shans xhenxhefilit dhe lëngjeve që e kanë atë përbërës të nevojshëm. Lëngjet që AgroWeb.org do të përshkruajë më poshtë janë të mbushura me vitaminë C dhe do e bëjnë organizmin tuaj të shkëlqejë nga pastërtia nga toksinat, si jashtë ashtu edhe brenda.

Stresi është një armik i fortë i organizmit dhe të kaplon në çdo moment të ditës. Për këtë arsye, vitamina C është mburoja më e mirë kundër sëmundjeve që shkakton stresi.Sipas të dhënave të AgroWeb.org, stresi dëmton dhe lëndon sistemin imunitar, rrjedhimisht  vitamina C është e para që nuk duhet të mungojë në ditën tuaj. Nëse shtoni dozat e vitaminës C në rutinën tuaj të përditshme, sistemet natyrale të mbrojtjes do të jenë të pajisura me luftëtarë të mirëfilltë kundër të ftohtit, gripit dhe virozave bashkëshoqëruese. Rrudhave nuk u shpëtojmë dot, por një dozë e mirë me vitaminë C e ruan paraqitjen rinore të lëkurës për më gjatë. Një studim i kohëve të fundit zbuloi se 4000 femra të moshës 40-74 vjeç që konsumonin doza të larta të vitaminës C kishin gjasa më të pakta për shfaqjen e rrudhave dhe tharjen e lëkurës por edhe një paraqitje më të mirë të saj.

Lexo po ashtu:  Para se të shkoni në plazh ose pishinë këtë verë, lexoni këto këshilla

Vitamina C qetëson enët e gjakut, që do të thotë se me kalimin e kohës, mundet të mbrojë edhe nga arresti kardiak dhe të ulë tensionin e gjakut. Kur merrni vitaminë C dhe hekur së bashku, vitamina ndihmon në përthithjen e hekurit në gjak. Më poshtë do të gjeni disa receta mjaft interesante të rekomanduara nga AgroWeb.orgXhenxhefil me mollë jeshile
Përbërësit  50 gramë sallatë jeshile 1 mollë e prerë në feta Lëngu i një gjysëm limoni Një copë (1.5 cm) xhenxhefil 1 lugë çaji me spirulina (opsionale) 1 gotë me ujë 1 gotë me kuba  akulli Ky lëng është i mbushur me vitamina dhe minerale që forcojnë sistemin imunitar. Lëngu është pak i thartë, por i ëmbël dhe pikant.

Xhenxhefili ofron antioksidantët që shkatërrojnë bakteret dhe luftojnë viruset e të ftohtit. Spirulina është një burim i pasur proteine, amino acidesh, fitoushqyesish, hekuri dhe vitaminave B. Sistemi imunitar do të jetë i fortë dhe shqisat do të kënaqen pa masë. Kategoria: Pjesë e lëngjeve me pak kalori që forcojnë imunitetin dhe luftojnë inflamacionin. Limonata me xhenxhefil Përbërësit 1 filxhan me copa karrote 1 mollë e prerë Lëngu i një gjysmë limoni Një copë (1.5 cm) xhenxhefil 1 lugë gjelle me fara kungulli 1 gotë me ujë 1 gotë me kuba akulli Limonata me xhinxher do ju falë shkëlqimin që ju mungon në organizëm. Karrota dhe molla përmbajnë vitaminat A dhe C që promovojnë një lëkurë të gjallëruar dhe rinore.

Lexo po ashtu:  Ja cili është fruti tropikal që ‘zhduk’ rrudhat

Limoni dhe xhenxhefili zbusin dhe qetësojnë sistemin tretës. Farat e kungullit janë të pasura me magnez që ndihmon në promovimin e zhvillimit të kockave dhe mirëmbajtjen e tyre. Mund të ruani disa prej tyre për të zbukuruar gotën. Kategoria: Pjesë e lëngjeve me pak kalori që forcojnë imunitetin, lu ftojnë inflamacionin dhe bëjnë organizmin të shkëlqejë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *