Muhamet Kelmendi

Veprimet e Kishës ortodokese serbe në Mal të Zi janë të përgatitura dhe të organizuara drejtpërdrejtë nga Qeveria serbe me kriminelin Vuçiq. Privokimet e bëra në Cetinje kanë për qëllim ngritjen e tensionëve dhe të veprimëve që të vijë te bashkimi i Malit të Zi me shtetin serb. Këto veprime të kryera nga kisha serbe u toleruan dhe u mbrojtën nga Qeveria e Malit të Zi, që edhe z.Abazoviç me partinë “Ura” i takon. Nga ky u panë takim me krerët ortodokësit serbe në këtë vend dhe kjo ngriti edhe më shumë paknaqësinë te masat shqiptare dhe demokratike në Malin e Zi.

Veprimet të tilla janë të rrezikshme. Z.Abazoviç e ka harruar prejardhjen dhe tash ka dalur tërësisht në anën serbe. Me veprimet e bëra vetëm po e dëmton çështjen dhe zhvillimet demokratike. Mali i Zi është në NATO. Kjo organizatë ushtarake nuk lejon shkatërrimin e Malit te zi me ripushtimin serb. Ruajtja e pavarësisë nga jashtë është e sanksionuar në aktin e themelimit të NATO-së. Mbetën dhe konsiderohen veprimet e tashmë vetëm përpjekje për të krijuar gjakëderdhje të re. Z.Abazoviç duhet të largohet nga kriminelët serbomëdhenj. Këta nuk i sjellim gjë të mirë Malit të Zi, e shumë më pak për shqiptët e nënshtruar, sikundër edhe për komunitetet tjera atje. Mali i Zi jeton vetëm me barazi nacionale dhe shoqëri sociale.

Lexo po ashtu:  Rama, sharlatani i së majtës

Me shtypje dhe me masa tjera denigruese nuk ecet në rrugën e ndërtimit të shtetit. Sa kohë që z.Abazoviç qëndron në koalicion është rrezik për Malin e Zi nga serbomëdhenjët. Këta shfrytëzojnë parti e njerëz për interesa të ngushta shovinista serbe. Dhe, nëse tash nuk ik z.Abazoviç nga koalicioni me serbët, do të merr përgjegjësi pse rrin në atë koalicion dhe nuk punon për shtet ligjor.

Z.Abazoviç e din mirë se çka dëshirojnë partitë serbe në Mal të Zi! Z.Abazoviç e dinë se Krivokapiç po punon nën dirigjimin e Beogradit! Z Abazoviç e dinë se cilat të drejta i kanë shqiptarët në Mal të Zi! Z.Abazoviç e dëgjoi dhe këngën që u këndua në manastirë nga piftërinjtë serb nën prezencën e Kryeministri të Malit të Zi mbi kthimin ushtarak të Serbisë në Kosovë!

Z.Abazoviç pa dhe çka nuk dinë! Pra, pse z.Abazoviç qëndron në atë koalicon? Pse nuk lufton për demokraci, shtet ligjor dhe barazi nacionale, ekonomike e shoqërore? Nuk e dinë gjendjën e shqiptarëve në Mal të Zi? Edhe sa duhet të asimilohen edhe ato pak territore shqiptare në këtë shtet? Ka mbetur vetëm dy komuma! Edhe këto shpejtë me këtë politikë ekonomike e nacionale humbin. Ik z.Abazoviç nga koaliciomi me partitë serbe në Mal të Zi! Kthehu në gjirin nga ke dalur! Dikur do të jetë vonë.

Lexo po ashtu:  Rama ëndërronte të merrte çmimin Nobel duke shitur tokat e Kosovës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *