Kryeministri i ri i cili u zgjedh me 67 vota, Albin Krti mbajti fjalën përfundimtare pasi u zgjedh Kryeministër i Kosovës.

Ai tha se është këtu për të falënderuar secilin qytetarë që kanë votuar lëvizjen Vetëvendosje dhe subjektet tjera politike.

“Deri dje kam qenë kandidat i një subjekti, ndërsa sot jam Kryeministër i të gjithë qytetareve. Këto zgjedhje kanë qenë historike dhe përgjegjësia është historike. Jam i përkulur përpara jush, secilit qytetarë që besuan në secilin prej nesh që të sjellin barazi, ku secili fiton atë që i takon. Pritjet janë të mëdha dhe përgjegjësia është shume e madhe, secili nga ne duhet ta ndjejmë këtë peshë të përgjegjësisë dhe i nënshtrohet rregullave të njëjta”, theksoi Kurti.

Ai tha se kjo është përgjegjësi e madhe dhe nga ata kjo kërkohet përgatitje shumë e madhe

“Për deputetët e pozitës, mos e merrni si të mirëqenë dhe mos jeni arrogant ndaj opozitës, sa vlen kjo për deputetin vlen edhe për mu dhe kabinetin dhe qeveritarët, qytetarë janë ata që na zgjedhin dhe ata na heqin, këtë kurrë mos e harroni”, theksoi ndër të tjera Kurti.

Lexo po ashtu:  Abazoviq reagon pas arrestimit të kryetarit të Ulqinit dhe zyrtarëve tjerë shqiptarë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *