Një pjesë shumë e rëndësishme e mitologjisë shqiptare është Zana e malit që ndonëse është një krijesë mitologjike, ajo ka veti të veçanta autoktone ndërsa shqiptarët ende ruajnë besëtytni lidhur me të. Zana e malit mund të krahasohet edhe me perëndeshën Artemisa të Greqisë së lashtë ose perëndeshën Diana të romakëve. Sipas traditës dhe besimit popullor, ato kanë dy karaktere: së pari, ajo e zbutur, që ndihmon kreshnikët në betejat e tyre, dhe karakteri idhnak, i cili nguros, kur u prishet qetësia.

Për zanat, brirët e dhive të egra janë mbrojtja dhe dobësia e tyre. Zanat i ruajnë territoret e veta plot pasion. Ato i ngurosën atyre që ua prishin qetësinë ose i befasojnë këndshëm kur janë duke luajtur nëpër fushat e gjelbërua të maleve. Prandaj, sipas besimit popullor, kur shkohet në mal, është traditë të bëhet zhurmë për t’i njoftuar ato për afrimin e një personi pranë hapësirës së tyre.

Lexo po ashtu:  Në Parlamentin Evropian nesër diskutohet për shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *