Një pjesë shumë e rëndësishme e mitologjisë shqiptare është Zana e malit që ndonëse është një krijesë mitologjike, ajo ka veti të veçanta autoktone ndërsa shqiptarët ende ruajnë besëtytni lidhur me të. Zana e malit mund të krahasohet edhe me perëndeshën Artemisa të Greqisë së lashtë ose perëndeshën Diana të romakëve. Sipas traditës dhe besimit popullor, ato kanë dy karaktere: së pari, ajo e zbutur, që ndihmon kreshnikët në betejat e tyre, dhe karakteri idhnak, i cili nguros, kur u prishet qetësia.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Për zanat, brirët e dhive të egra janë mbrojtja dhe dobësia e tyre. Zanat i ruajnë territoret e veta plot pasion. Ato i ngurosën atyre që ua prishin qetësinë ose i befasojnë këndshëm kur janë duke luajtur nëpër fushat e gjelbërua të maleve. Prandaj, sipas besimit popullor, kur shkohet në mal, është traditë të bëhet zhurmë për t’i njoftuar ato për afrimin e një personi pranë hapësirës së tyre.




