Muaj më parë, gazetarja Jeta Xharra kishte arritur që me një presion të madh të zbulonte përmbajtjen e dy marrëveshjeve që Qeveria e Kosovës i kishte nënshkruar në Berlin me Qeverinë e Serbisë.

Dokumentet shfaqnin përmbajtjen e marrëveshjes për autostradat dhe hekurudhën, ku pala kosovare ishte nënshkruar vetëm nga përfaqësuesi i Ministrisë së Infrastrurës pa mbishkrimin Republika e Kosovës.

Tre muaj më vonë, ka zbuluar përmbajtjen e marrëveshjes nga ana e Serbisë ku përmendet qartazi emërtimi Republika e Serbisë.Përmbajtja e marrëveshjeve, të nënshkruara nga Kosova dhe Serbia, është e njëjtë në përmbajtje por dallon në pjesën e personave të autorizuar për të nënshkruar këto dy marrëveshje.

Në dokumentin e nënshkruar nga ana e Serbisë, në fund të marrëveshjes thuhet se nënshkrues i kësaj marrëveshje në emër të Republikës së Serbisë është Marko Gjuriq.Ky i fundit është drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.Ndërsa në marrëveshjen e cila është nënshkruar nga Kosova nuk përmendet Republika e Kosovës por vetëm se nënshkrues është drejtori i Departamentit të Rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës, në këtë rast Ramë Qupeva.Pra, në këto dy marrëveshje është injoruar fakti se Kosova është tashmë shtet i pavarur.

Lexo po ashtu:  Bota po i ngjan përherë e më shumë Shqipërisë së Edi Ramës dhe kjo është me të vërtetë shqetësuese. Alarmante!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *