Gazeta më e madhe gjermane, Bild, shkruan se shkencëtarët kanë bërë një zbulim sensacional në fushën e luftës kundër sëmundjes së kancerit. Ata kanë zhvilluar për herë të parë një test gjaku që e zbulon në mënyrë të besueshme kancerin e gjirit

Zbulimin, gazeta gjemrane, e quan senzacion botëror, për shkak se shkencëtarët në mbarë botën po punonin për vite me radhë për të arritur këtë qëllim.

Zbulimi është bërë nga studiuesit e Spitalit Universitar të Hajdelbergut. Saktësia e njohjes së kancerit është e ngjashme me mamografinë.

Profesor Sohn, drejtues mjekësor i Klinikës Gjinekologjike në Hajdelberg, thotë se problemi me kancerin e gjirit është se ai diagnostikohet me vonesë, duke u bërë vdekjeprurës.

Por testi zbulon edhe kancerin ovarian, thotë eksperti.

Edhe një skuadër me shkencëtarë izraelitë u ka dhënë shpresë të gjithë atyre që vuajnë nga kanceri.

“Ne besojmë se brenda një viti do të arrijmë shërimin e plotë nga kanceri,” tha Dan Aridor për gazetën ‘Jerusalem Post’. “Kura që ofrojmë e nis ndikimin që në ditën e parë, zgjat pak javë dhe nuk ka thuajse asnjë efekt anësor,” tha ai.

Lexo po ashtu:  Leximi i celularit shtrirë? Ja ç’ndodh me kockat tona!

Ky do ishte një lajm sensacional për 18 milionë të sëmurë me kancer. Çdo vit rreth 9.6 milionë njerëz vdesin nga kanceri. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *