Është edhe një kockë mamuthi, midis gjetjeve dhe materialeve të marra nga të rinjtë e Shoqërisë Gjeografike Ruse (RGO), gjatë ekspeditës së tyre në rajonin Omsk, në Siberi, për hartografimin hidrogjeologjik të territorit.

Pjesëmarrësit e ekspeditës udhëtuan rreth 120 kilometra në rrugët ujore, duke filluar nga fshati Okunevo drejt qytetit të Taras. Pikërisht përgjatë lumit me të njëjtin emër u bë zbulimi i rëndësishëm.

Janë gjetur fosile të rëndësishme: një ijë dhe dy brinjë të një mamuthi. “Ekspedita shkoi mirë, – deklaroi kreu i misionit, Denis Kadochnikov – u mblodh një sasi e madhe e materialit “historik” dhe shumë zogj u klasifikuan përgjatë rrugëve”.

Duke bërë rafting të organizuar nga Universiteti Shtetëror Pedagogjik i Omsk, qendra rajonale e turizmit dhe historisë lokale dhe klubi i të rinjve të Shoqërisë Gjeografike Ruse, eksploruesit e rinj kanë korrigjuar në harta edhe pozicionet e kurseve të ujit, duke vërejtur rreth 20 burime dhe lumenj të vegjël, përveç kampeve. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

Lexo po ashtu:  Vuçiq i shkruan OKB-së, i ankohet për Kosovën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *