A e dini se në Parkun Kombëtar Shebenik, në Ruen është gjetur një popullsi e vogël në përmasat e “C. triphyllum”, pozicionuar në një substrat shkëmbor gëlqeror, në zona të hapura pranë pyllit të ahut. E në një vend të trazuar, në një shteg që frekuentohet nga turistët, banorët e fshatit, mbledhësit e bimëve apo nga bagëtitë që kullosin në kullotat e sipërme të Ruenit.

Për këtë bimë u bë e mundur realizimi i një studimi shkencor, në bashkëpunim me botanistë të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.

Lloji “Colchicum triphyllum Kunze” është bimë barishtore shumëvjeçare, gjeofite me periudhë lulëzimi shkurt-prill⚘. Rritet deri në 15 cm, në kullota të thata, toka gëlqerore dhe shpate gurore.

Lexo po ashtu:  Koha apo paraja? Kë do të zgjidhnit ju, të nderuar lexues?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *