Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Johnny Depp akuzoi Amber Heard në gjyq, se ajo e kishte kërcënuar atë shumë herë që do të kryente vetëvrasje, pas grindjeve të tyre.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

“Znj. Heard kishte folur për vetëvrasje në disa raste, kështu që edhe kjo bëhet një faktor”, dëshmoi aktori.
“Kjo është gjithmonë diçka që jeton në pjesën e prapme të trurit tuaj dhe që e keni frikë.“

Më tej, Depp pretendoi se kur ai përpiqej të largohej, Heard do ta ndalonte dhe do t’i thoshte se do të “vdiste” pa të.

“Shumë herë kur përpiqesha të largohesha, ajo më ndalonte në ashensor me rojet e sigurisë, duke qarë, duke bërtitur: ‘Nuk mund të jetoj pa ty. Unë do të vdes.’”, pretendoi ai.

Lexo po ashtu:  Rita Ora: Urime Dita e Pavarësisë Kosovë, ndriço secilën ditë

Aktori pohoi se kur ai ishte në gjendje të “ikte”, Heard do ta ndiqte atë në shtëpinë e tij, madje edhe në orët e vona të natës.
“Pesë minuta më vonë … ajo do të mbërrinte me këmishën e natës, duke bërtitur në parkingun përballë shtëpisë sime. Duke bërtitur, në 4 të mëngjesit, 3 të mëngjesit,” tha ai. “Ishte qesharake, ishte jashtë kontrollit, ishte e pakontrollueshme.”

Heard mbajti një fytyrë stoike ndërsa Depp dha pjesën e dytë të dëshmisë së tij të mërkurën. Ajo ende nuk është përgjigjur për akuzat e fundit në gjykatë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *