Astronomët kanë zbuluar valë radioje të përsëritura nga thellësitë e hapësirës.

Shkencëtarët e universitetit ”British Columbia”, në Kanada, kanë hasur radio sinjale nga një burim i largët rreth 1,5 miliardë vite dritë.

Sinjalet janë përcaktuar me radio teleskopin e quajtur CHIME në luginën Okanagan.

Astrofizikantja e këtij universiteti, Ingrid Stairs theksoi se mund të ketë ende nga këto valë në thellësitë e hapësirës.

Ajo shtoi se do të mund të kuptojnë se nga vijnë dhe nga çfarë shkaktohet vetëm nëse zbulojnë më shumë burime.

Valët e fuqishme të radios për herë të parë ishin zbuluar me radioteleskopin ”Parkes”, në Australi në vitin 2007. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  LG, prodhuesi i parë i madh i smartphone-ve që tërhiqet nga tregu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *