Mpiksjet e gjakut janë hasur shpesh te pacientët me infeksion të rëndë COVID-19. Një studim i ri ka zbuluar mekanizmin që mund t’i nxisë ato në pothuajse gjysmën e pacientëve.

Shkak është një antitrup autoimun që qarkullon në gjak, duke sulmuar qelizat dhe që shkakton mpiksjen në arterie, vena dhe enët mikroskopike. Mpiksjet e gjakut mund të rrezikojnë jetën, pasi ato janë në origjinë të goditjes në tru. Dhe, në rastin e COVID-19, mpiksjet mikroskopike mund të kufizojnë fluksin e gjakut në mushkëri, duke dëmtuar mbërritjen e oksigjenit.

Jashtë infeksionit të ri të koronavirusit, këto antitrupa shkaktarë të mpiksjes janë parë tipikisht tek pacientët që kanë sindromën antifosfolipide të sëmundjes autoimune. Lidhja midis auto-antitrupave dhe COVID-19 ishte e papritur, thonë studiuesit.

Antitrupat COVID-19 janë testuar te minjtë dhe rezultatet ishin befasuese.

Antitrupat nga pacientët me infeksion aktiv COVID-19 krijuan një sasi të habitshme të mpiksjes së gjakut te kafshët – disa nga mpiksjet më të këqija që kemi parë ndonjëherë. Ne kemi zbuluar një mekanizëm të ri me të cilin pacientët me COVID-19 mund të zhvillojnë mpiksje të gjakut“, thonë autorët e studimit.

Lexo po ashtu:  Kujdes! Duhet të shmangi fjetjen me celularin tuaj pasi mund të rrezikoheni nga kanceri

Ata thonë se këto gjetje nuk janë ende të gatshme për praktikë klinike, por ato shtojnë një perspektivë të re lidhur me trombozën dhe kërkimet mbi inflamacionin në pacientët me COVID-19.

Për më tepër, këto zbulime ngrenë pyetje të reja rreth përdorimit të plazmës konvaleshente si një trajtim i mundshëm COVID-19, por autorët e studimit thonë se duhen më shumë kërkime për të shqyrtuar këtë shqetësim.

Për këtë po studiohet sa kohë mbeten në qarkullim antitrupat pas largimit të koronavirusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *