Kohëzgjatja e leximit: 4 minuta

Lajmet me shkencë dhe studime për pandeminë dhe koronavirusin, vijojnë të ofrojnë shembuj sesi mbarë bota adoptoi politika të paqarta për menaxhimin e kësaj situate të pazakontë. Nëse kthehemi pas në kohë, do të lexojmë se në fillim shumë vende morën si pikë referimi përvojën kineze që kishte si politikë kryesore karantinimin e plotë. Mandej testim me tampon, analizë gjaku, skaner. Me ardhjen në Europë virusi u trajtua si diçka tërësisht e re, ndaj të cilit njeriu nuk kishte imunitet. Organizata Botërore e Shëndetësisë bënte thirrje të përditësuar për larje duarsh, distancim, mbajet masked he karantinim. Në skenë dolën asimptomatikët, pra njerëz që ishin infektuar por nuk jepnin simptoma.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Në këtë fazë lindi një lloj debati mes infeksionistëve, epidemiologëve dhe imunologëve, për interpretimin e sëmundshmërisë së krijuar nga virusi. Në një artikull të qershorit, imunologu zviceran Beda M Stadler vinte në dukje se menaxhimit të pandemisë i mungonte perspektiva imunologjike që nuk pranon konceptin e asimptomatisë në një sëmundje të re. Shpjegimi sipas tij me asimptomatikët vjen nga fakti se njerëzit kanë një imunitet të zhvilluara ndaj koronavirusit Sars Cov-2, për shkak të prekjes nga koronaviruese të tjera që shkaktojnë të ftohtin e zakonshëm. Teknikisht kjo merr kuptim duke kuptuar sesi vepron imuniteti i cili nëse identifikon sekuenca genetike të ngjashme me sekuenca të viruseve të mëparshëm e ka mekanizmin për të vepruar.

Lexo po ashtu:  Katër shenja që tregojnë se jeni të varur nga rrjetet sociale

Teza të tilla u injoruan për shkak se nëse ato pranohen, të gjitha institucionet duhet të pranojnëse në të ëvrtetë CoVid-19 nuk është një virus i ri në raport me sistemin imunitar. Dhe që këtej edhe masat e marra vihen në diskutim shumë seriozisht. Mirëpo së fundmi, kur kanë kaluar rreth 11 muaj nga nisja e pandemisë, shekncëtarët po pranojnë se shumë njerëz kanë patur paraimunitet ndaj koronavirusit për shkak të ftohjes së zakonshme.

Agjencia “Reuters” raportonte dje se studime të fundit provojnë se antitrupat e gjeneruara nga prekja e një të ftohti të zakonshëm, neutralizojnë CoVid-19, madje ata reagojnë ndaj një rajoni të caktuar të proteinës së virusit të ri, të quajtur S2. Kjo e fundit duket se është një pikë e dobët për virusin dhe mund të shërbejë për të konceptuar vaksina shumëfunksionale ndaj disa koronaviruseve. Përtej këtij aspekti, i njëjëti studim vë në dukje mënyrën sesi CoVid-19 infekton qelizat, ndërkohë që përdorimi i skanerit konsiderohet si më efektiv se tamponi. Ajo çfarë rezulton që këtu është se marzhi i gabimit të mjekësisë në sugjerimet e bëra është i jashtëzakonshëm dhe një ndër problemet kryesore që vihet re është refuzimi për të pranuar propozime “atipike” në raport me atë që institucionet intuitizojnë.

Lexo po ashtu:  Efektet anësore që ndodhin nëse i shoqëroni ilaçet me kafe

Pohimi se njerëzit kanë sistem imunitar që e njeh virusin ka pasoja të mëdha dhe ai nuk mund të injorohet. Nga ana tjetër, përdorimi i azitromicinës dhe antibiotikëve të tjerë jep shpjegim vetiu në këtë kuadër për efektivitetin e vet, sikundër kjo provon edhe pse njerëz që kanë kaluar të ftohtë të zakonshëm më herët, kanë patur një përvojë jo aq dramatike me prekjen nga CoVid-19.

Çështja është se nga ky pohim deri te adoptimi i politikave do duhet ende kohë dhe çfarë është më çorientuese është mungesa e konsensusit në komunitetin shkencor. P.sh pasi OBSh-ja skualifikoi hidrokisklorokinën si medikament me efekt ndaj virusit, së fundmi në media po dalin mjekë që thonë se kjo barnë ka efekt. E njëjta për antiviralë të ndryshëm që janë në qarkullim, pa folur pastaj për situatën në spitale, kohën e përdorimit të oksigjenit, intubimin etj..

Ne e njohim virusin më mirë-, dëgjohen të thonë mjekë të ndryshëm. Në fakt gabimet dhe improvizimet vazhdojnë të jenë po ato, ndërkohë që sugjerimet racionale po shtyhen në kohë. Është e qartë: pandemia provoi dështimin e sistemit të kërkimit shkencor në mbarë Perëndimin.

Lexo po ashtu:  Lëngu magjik që shkrin yndyrën e barkut, krahëve dhe këmbëve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *