Një delegacion ukrainas është nisur për në qytetin Gomel të Bjellorusisë i cili ndodhet në kufi me Ukrainën për të nisur të hënën negociatat me Rusinë. Kjo është bërë e ditur nga burime politike bjelloruse, të cituara nga agjencia ruse Tass.

Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelensky tha se nuk beson shumë në rezultatin e takimit me delegacionin e Federatës Ruse në Bjellorusi. Por ai shtoi: “Le ta provojmë”.

Ai tha në një mesazh në rrjetin social Telegram: “Ne ramë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripyat”.

Gjatë bisedës telefonike me presidentin bjellorus, “Lukashenko mori përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin bjellorusi të mbesin në tokë gjatë udhëtimit, bisedimeve dhe kthimit të delegacionit ukrainas”, – përfundoi Zelensky.

Burimi.lapsi.al

Lexo po ashtu:  Qytetarët gëzohen për shtimin e policëve në veri të Mitrovicës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *