Zelanda e Re do të kërkojë nga të gjithë që vijnë në vend të izolohen për 14 ditë në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Zelanda e Re ka vetëm gjashtë raste të konfirmuara të COVID-19, por kryeministrja Jacinda Ardern tha që rregullat e reja, të cilat hyjnë nga mesnata në fuqi, do të nënkuptojnë që Zelanda e Re ka kufizimet më të ashpra në botë.

Ajo tha: ‘’ Kabineti mori sot vendime shumë të mëdha dhe me pak njohuri, pasi që është eksperienca e parë e tillë për ne si shtet. Që nga e diela e mesnatës, çdo person që hyn në Zelandën e Re, përfshirë kthimin e qytetarëve dhe banorëve të Zelandës së Re, do t’u kërkohet të hyjnë në izolim për 14 ditë – të gjithë”.
Sidoqoftë, ajo shtoi se do të ketë një përjashtim për ishujt e Paqësorit, me të mbërritur nga ai rajon që kërkohet të izolohen vetëm nëse tregojnë ndonjë simptomë të virusit.

Ajo tha: “Ky vendim do të thotë që Zelanda e Re do të ketë kufizimet më të gjëra dhe më të ashpra kufitare për cilindo vend në botë”.

Lexo po ashtu:  "T'fala Valdete Dakiqit, që m'detyrove mi bo 200 km veç mu nis vota nesër" - 200 kilometra për të votuar me postë

Zonja Ardern shtoi: “Ne jemi gjithashtu duke inkurajuar Zelandën e Re që të shmangin të gjitha udhëtimet jo thelbësore jashtë shtetit – kjo ndihmon në zvogëlimin e rrezikut për të sjellur koronavirusin në vend.’’

Kufiri i Zelandës së Re është tashmë i mbyllur për vizitorët ndërkombëtarë që kanë udhëtuar në Kinë ose Iran, ndërsa njerëzit që vijnë nga Italia dhe Koreja e Jugut, duhet të shkojnë në karantinë për 14 ditë.

Të gjitha anijet e lundrimit gjithashtu do të ndalohen deri më 30 qershor, megjithëse anijet e ngarkesave do të lejohen ende.
Ajo shtoi: “Ne kemi parë ndalime të udhëtimit dhe kontrolle që po vendosen në një numër vendesh anëtare.

“Disa kontrolle mund të jenë të justifikuara, por ndalimet e përgjithshme të udhëtimit nuk shihen si më efektive nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Për më tepër, ato kanë një ndikim të fortë social dhe ekonomik.’’

Kjo vjen pasi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit Tedros Adhanom Ghebreyesus tha që Evropa ishte bërë “epiqendra e pandemisë, me më shumë raste të raportuara dhe vdekje sesa pjesa tjetër e botës e kombinuar përveç Kinës”.

Lexo po ashtu:  “Foshnjat deri në moshën tre vjeç janë engjëj, pastaj ju hyn shejtani dhe bëhen njerëz”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *