Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Kosovë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar se do t’i ashpërsojnë masat.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj tha se në takimin me komandatin e KFOR-it, Gjeneral major Michele Risi ka diskutuar lidhur me luftimin e koronavirusit.

“Duke u bazuar në rritjen e rasteve pozitive në dy javët e fundit, do të jemi të detyruar që edhe më tej t’i ashpërsojmë masat. Është vlerësim i përbashkët që para së gjithash, për siguri, duhet ta ruajmë shëndetin publik, andaj edhe duhet të veprojmë për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes”, ka shkruar Zemaj.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 546 raste me COVID-19 në Kosovë.

Lexo po ashtu:  Liria. - Agim Ramadani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *