Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në raportimin e tij para deputetëve në Komisionin për Integrime Evropiane është shprehur se gazsjellësi për të cilin është përfolur se a duhet t’i bashkohet Kosova, është një gazsjellës që sjell gaz nga Azerbajxhani dhe Rusia.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra ka pyetur Bislimin se çfarë pozicioni ka qeveria lidhur me gazin.

“Sa i përket energjisë, është duke ndodhur një manipulim i madh i opinionit, marrëveshja për gazin që vjen nga Maqedonia nuk e sjell as edhe një litër gaz nga ShBA-ja, i gjithë gazi që duhet të vijë nga linja prej Maqedonisë është gaz azerbajxhan dhe rus. Me dalë me mbrojtë linjën e gazifikimit që vjen nga Maqedonia me idenë që po e mbrojnë gazin amerikan është budallallëk sepse gazi amerikan është gaz likuid, ai nuk transportohet përmes gypave por me kamionë ndëkaq i gjithë gazi që pritet të transportohet nga kjo linjë e gazifikimit është nga Azerbajxhani dhe Rusia”, ka thënë Bislimi.

Tutje, ai u shpreh se MCC-ja s’ka ndarë 200 milionë euro për projektin e gazifikimit por ka ndarë për projekte të energjisë në përgjithësi.

Lexo po ashtu:  Serbia me paradë ushtarake gjigante afër kufirit me Kosovën në 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s

“Është gabim të thuhet që MCC-ja ka ndarë 200 milionë për projektin e gazifikimit, MCC-ja nuk ka ndarë asnjë euro për gazifikim, MCC-ja ka ndarë një platformë deri në 200 milionë euro për projekte të cilat e ndihmojnë zgjidhjen e barrierës kryesore për zhvillim në Kosovë që është klasifikuar që është energjia por nuk ka thënë për gazifikim, aty hyn edhe gazi por ju po thoni i ka ndarë 200 milionë euro për gazifikim, unë po them janë zero euro të ndara për gazifikim, ne do të diskutojmë me MCC se çka do të përfshihet në këto. Nuk është thënë askund që mjetet e MCC-së janë të dedikuara për gazifikim”, ka shtuar Bislimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *