Çmimi i MacBook Air është reduktuar me 100 dollarë duke e sjellë në 1,099 dollarë. Megjithatë për studentët dhe mësuesit ky laptop kushton 999 dollarë.

Zgjedhja e një laptopi MacBook më e thjeshtë se kurrë më parë

Apple thjeshtoi ditën e Enjte linjën e laptopëve duke tërhequr disa prej tyre nga tregu. Modeli 12-inç MacBook dhe MacBook Air para 2018-ës nuk janë më në shitje përmes Apple Store.

Tashmë kanë ngelur vetëm MacBook Air dhe MacBook Pro.

Në pamje të parë Apple duket ta ketë bërë zgjedhjen mes dy laptopëve edhe më të lehtë. Çmimi i MacBook Air është reduktuar me 100 dollarë duke e sjellë në 1,099 dollarë. Megjithatë për studentët dhe mësuesit ky laptop kushton 999 dollarë.

Me këtë çmim është 200 dollarë më i lirë sesa modeli bazë 13-inç MacBook Pro. Megjithatë janë disa arsye pse ja vlen të shpenzoni 200 dollarë shumë.

MacBook Air tashmë ka një ekran True Tone i cili adapton temperaturën e ngjyrave për ta bërë më të lehtë për syrin. Gjithashtu vjen me një material të ri tastiere i cili do të reduktojë problemet e tastierës “flutur” të Apple.

Lexo po ashtu:  Me falni diçka

Të dy këto ndryshime e afrojnë laptopin më të lirë të Apple me MacBook Pro. Megjithatë nëse jeni përdorues i fuqishëm dhe dëshironi të merrni më të mirën nga paratë që keni planifikuar të shpenzoni, përditësimet e fundit të MacBook Pro 13-inç do të kapin syrin tuaj.

Modeli bazë Pro ka ekran True Tone, Touch Bar dhe një procesor më të fuqishëm katër bërthamësh Core i5. Ky i fundit është vetëm për modelin bazë ndërsa për MacBook Air Apple nuk ofron procesorë me katër bërthama.

Ekrani i Pro ka shkëlqim më të lartë se MacBook Air edhe pse kanë të njëjtën madhësi dhe rezolucion. MacBook Pro dhe MacBook Air në shumë aspekte kopjojnë njëri tjetrin.

Ju mbetet juve në dorë në do të shpenzoni 200 dollarë për një model Pro me procesor më të shpejtë dhe ekran më të mirë apo të merrni 16GB RAM për të njëjtën vlerë tek laptopi MacBook Air. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *