Numërimi i votave të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vazhdon edhe aktualisht derisa kanë mbetur edhe pak shtete që pritet të përcaktojnë në fund fituesin.

 

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden(238) është aktualisht në duke prirë me vota elektorale kundër presidentit të SHBA-ve, Donald Trump (213) i cili po synon një mandat të dytë në krye të shtetit më të fuqishëm në botë.

Sa i përket votës popullore, Biden është gjithashtu përpara Trump. Ai ka mbledhur 50.1 për qind të votëve, derisa Trump ka 48.3 për qind.

Biden dhe Trump kanë ndarë disa nga shtetet me më së shumti vota elektorale. Demokrati Biden ka fituar Californinë me 55 vota elektorale, Illinois me 20 vota elektorale, New York me 29 vota elektorale. Në anën tjetër Trump ka fituar Teksasin me 38 vota elektorale, Floridën me 29 vota elektorale dhe Ohion me 18 vota elektorale.

Lexo po ashtu:  Si më dhunuan seksualisht serbët në luftë- Sihana rrëfen për gazetën britanike historinë e përdhunimit nga forcat serbe

Në anën tjetër, shtetet në të cilat ende nuk është projektuar fituesi, dy kundër-kandidatët ndajnë rezultatet ku prijnë.

Në Georgia, North Carolina dhe Pensilvani e Alaskë, presidenti amerikan Donald Trump i ka gjasat më të mëdha për të fituar.

Por, Biden gjithashtu është duke prirë në Winconsin dhe në Michigan e Nevada.

Nevada është vatër e nxehtë pasi dallimi është shumë i ngushtë (0.6 për qind), ku Biden prinë para Trump derisa janë numëruar vetëm 67 për qind të votave.

Biden sipas projeksioneve ka gjasë të madhe të fitojë në Winconsin dhe Michigan që do t’i siguronin atij edhe 26 vota elektorale duke e dërguar atë kështu në 264 vota elektorale, vetëm 6 më pak sa i duhen kandidatit për t’u bërë president.

Në anën tjetër, Trump pothuajse ka siguruar fitoren në Georgia, North Carolina, Pensilvania dhe Alaskë që të gjitha së bashku ia sigurojnë kandidatit demokrat 54 vota elektorale, që së bashku me 213 që i ka të konfirmuara deri më tani e dërgojnë atë në 267 vota elektorale,vetëm 3 më pak sa i duhen kandidatit për t’u bërë president.

Lexo po ashtu:  KURTI, Shkoi qeveria e borxhlinjve, po vjen qeveria e zhvillimit

Sipas situatës aktuale, shteti që do të përcaktojë fituesin është Nevada ku është parashikuar një përmbysje e Trump.

Megjithatë, Trump ka akuzuar demokratët për manipulime në vota në Winconsin dhe Michigan me ç’rast ka paralajmëruar se çështjen do ta dërgojë në Gjykatën Supreme të SHBA-ve. /Lajmi.net/ 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *