Presidenti Joe Biden ka zgjeruar fushën e sanksioneve ndaj individëve dhe organizatave që paraqesin rrezik për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Mes tjerash, sanksionet do t’i prekin edhe ata që e sfidojnë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit për Kosovën.

Presidentit i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka përditësuar Urdhrin Ekzekutiv (UE) mbi sanksionet ndaj atyre që kanë për qëllim destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, dy javë para se të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

Udhëzimi përcakton kornizën ligjore mbi bazën e të cilave mund të vendosen sanksionet, veprimet që janë të sanksionueshme, llojin e individëve dhe masat që mund të merren.

Presidenti amerikan e arsyetoi urdhrin me zhvillimet rreth ngjarjeve në Ballkanin Perëndimor.

“…Duke përfshirë përpjekjet e vazhdueshme të individëve për të sfiduar sovranitetin dhe integritetin territorial të shteteve të Ballkanit Perëndimor, për të minuar marrëveshjet dhe institucionet e pasluftës, për t’u angazhuar në korrupsion të konsiderueshëm që minon sundimin e ligjit dhe besimin në qeverisjen demokratike dhe shmangien e sanksioneve të qeverisë amerikane”, thuhet në urdhrin ekzekutiv.

Lexo po ashtu:  Tronditet Amerika/ Sulm me armë në një kompani, 5 të vdekur

Mes tjerash, sanksionet mund t’i përfshijnë edhe ata që tentojnë ta sfidojnë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit për Kosovën.

“…të jetë përgjegjës, bashkëpunëtor, të jetë i përfshirë ose ka tentuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të përfshihet në një shkelje ose një akt që ka penguar ose kërcënuar zbatimin e çdo marrëveshjeje rajonale të sigurisë, paqes, bashkëpunimit ose njohjes reciproke… përfshirë Marrëveshjen e Prespës të vitit 2018; Marrëveshja Kornizë e Ohrit e vitit 2001; Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara; Marrëveshja e Dejtonit; ose Konkluzionet e Këshillit të Konferencës për Zbatimin e Paqes, mbajtur në Londër në dhjetor 1995, duke përfshirë vendimet ose konkluzionet e Përfaqësuesit të Lartë, Këshillit për Zbatimin e Paqes ose Bordit të tij Drejtues; ose Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë”, thuhet në urdhrin e Bidenit.

Ndryshe prej rregullores së mëparshme, masat tani vlejnë edhe për bashkëshortët apo fëmijët e rritur të personave, të cilëve u bllokohen pasuritë dhe interesat në pasuri në përputhje me rregulloren.

Lexo po ashtu:  Një nënë është bërë shkaktare për vdekjen e fëmijëve të saj. Ajo i ka marr jetën fëmijët e saj pa vetëdije duke u dhënë mëngjesin. Ja shkaku...

Këta politikanë janë përfshirë në Listën e Zezë:

Në listën e ndalesës të përditësuar më 7 janar 2025 janë ish pjesëtarë të UÇK-së që pas luftës u bënë pjesë e politikës si: Daut Haradinaj, Ramiz Lladrovci, Fatmir Limaj, Sami Lushtaku, Azem Syla, Rexhep Selimi e Rrustem Mustafa.

Pjesë e Listës së Zezë është edhe Milan Radoiçiq, organizatori i sulmit terrorist më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Nga Serbia, në Listën e Zezë të SHBA-së është zëvendëskryeministri aktual, Aleksandër Vulin, kurse nga Bosnjë-Hercegovina, presidenti i entitetit të Republikës Serbe, Millorad Dodik.

Në vitin 2021 u përfshi në Listë edhe ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Nga Maqedonia e Veriut pjesë e listës është kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, e së fundi edhe ish-zëvendëskryeministri, Artan Grubi.